Në këto momente një megaoperacion antikanabis po zhvillohet në Krujë.

Burime të “News 24” dhe “BalkanWeb” bëjnë me dije se rreth 20 furgona si dhe 100 forca policore të FNSH e Shqiponjave kanë zbarkuar në Krujë e janë shpërndarë në disa zona malore.

Në operacion marrin pjesë dhe drejtuesit e policisë së komisariatit të Krujes por edhe drejtues nga Drejtoria e Policisë së Durrësit.

Ende nuk bëhen të ditura detaje të tjera nga operacioni që sapo ka nisur.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb