BRITANI E MADHE

Disa ditë më parë duka dhe dukesha e Sussex u bërë pjesë e ‘Instagram’ me profilin e tyre zyrtar. Fotot e para që kanë publikuar i përkasin eventeve të ndryshme të përbashkëta gjatë kohës që kanë qenë të martuar.

C 2 Fotogallery 3097175 0 Image
C 2 Fotogallery 3097175 0 Image

Edhe pse pak ditë që kanë hapur profilin e tyre tyre ata kanë mbi 4 milionë ndjekës në Instragram. Ditën e djeshme me anë të një postimi ata kanë falenderuar të gjithë për mbështjen që tregojnë për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë por kanë dhe një apel.

“Mos na bëni dhurata neve, bëni bamirësi. Duka dhe dukesha e Sussex u janë mirënjohës për përkrahjen tuaj dhe dashurinë që keni për fëmijën që pritet të vijë në jetë shumë shpejt. Mos na bëni neve dhurata por ndihmoni fëmijët dhe familjet në nevojë. Nëse ke bërë një dhurim dukët do t’ia dinë për nder”- shkruhet në postimin e Meghan dhe Harry-it.

Kujtojmë se çifti mbretëror nuk janë të vetmit që kanë profile zyrtare në ‘Instagram’. Anëtarë të tjerë nga familja mbretërore janë bërë më herët pjesë e mediave sociale.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: