BRITANI E MADHE

Lindja e fëmijës së parë të princ Harry-it dhe Meghan Markle po afron. Sipas The Sun çifti ka vendosur që të marrë një pushim nga jeta mbretërore për të kaluar disa ditë së bashku larg çdo gjëje me fëmijën që do të vijë në jetë.

Për pushimet e tyre të shkurtra vetëm 3 ditore, duka dhe dukesha e Sussex nuk kanë zgjedhur një vend dosido, por kanë rezervuar suitën më të shtrenjtë në një hotel lukzos në një fshat në Londër.

Kostoja e pushimeve të tilla është 33 mijë paund ose rreth 39 mijë euro. Ardhja e ‘Royal Baby’ është parashikuar në fund të muajit më 28 sipas së përditshmes The Sun.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb