Për herë të parë së bashku në një event publik edhe pse disa metra në distancë nga njëri-tjetri. Meghan Markle dhe princi Harry, kanë marrë pjesë në Invictys Games (lojërat ndërkombëtare paraolimpike kushtuar ushtarakëve) të Torontos.

Vetëm 18 karrige i ndajnë nga njëri-tjetri, por shikimet gjatë manifestimit kryqëzohen shpesh. Paparacët shpresojnë në një dalje dorë për dore, por në fund ata kënaqen vetëm me buzëqeshje dhe shikime të ëmbla të të dyve.
Princi Harry është ulur pranë zonjës së parë amerikane Melania Trump, në daljen e saj të parë zyrtare në Canada dhe Markle është në krah të Markus Anderson, miku i tyre i përbashkët, i cili edhe i ka njohur. Çifti nuk afrohet tek njëri-tjetri, por të ftuarit i dallojnë shikimet e tyre të ëmbla. Artistja e cila ka marrë pjesë në familjen mbretërore të dasmës së Pipës tani pritet vetëm të bëjë zyrtare lidhjen me unazën e fejesës.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: