TIRANE

Meghan Markle rikthehet në New York. Dukesha e Sussex-it ka udhëtuar drejt SHBA-së për të festuar ‘baby shoWer’ një festë tipike amerikane e cila orgazizohet për bebet para se të vijnë në jetë.

Bebja që do të vijë në jetë së shpej mbulohet nga dhuratat e të ftuarve. Festa e madhe që do të organizohet në nder të dukeshës dhe fëmijës së saj që do të lind në fillim të majit do të zhvillohet në një hotel luksoz.

Sipas mediave amerikane me organizimin e festës do të merret shoqja e ngushtë e Meghan-it, Jessica Mulroney e cila ndodhet në New York për sfilatën e modës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Lista e të ftuarve është ende mistër po ashtu edhe gjinia e foshnjës që do të lind së shpejti. Meghan Markle me ikjen në New York largohet edhe nga thashethemet e mediave angleze, të cilat kohët e fundit e kanë sulmuar pak si shumë dukeshën. Po nuk dimë si mund ta ketë pritur mbretëresha ikjen e Meghan-it në New York.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb