BRITANI E MADHE

Meghan Markle nuk i lë aktivitet edhe gjatë periudhës së shtatzënisë. Pas vizitës në Birkenhead, dukesha sot ka qenë në një tjetër aktivitet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Meghan ishte në The Mayhew, një organizatë bamirëse që promovon mirëqenien e kafshëve. Ajo ka qenë gjithmonë një mbështetëse besnike e të drejtave të kafshëve përpara se të bëhej pjesë e familje mbretërore. Dy qentë e saj, kur ajo u martua me Princin Harry, u dhanë për birësim në një familje.

Mirëpo, si gjithmonë cilado qoftë kauza e Meghan, sërish e tërheq vëmendjen veshja e saj. E njohur për stilin e saj të veçantë, Meghan shpenzon shumë për veshjet, më shumë se kunata Kate. Gjithsesi, sot ajo ka vendosur të kombinojë Armanin me H&M. Dukesha ka zgjedhur një pallto nga Armani dhe një fustan bezhë shtatzënie të markës H&M, që kushton vetëm 28 euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb