BRITANI E MADHE

Ditën e sotme Meghan Markle është shfaqur për herë të parë e vetme pas lindjes së djalit të saj, Archie. Dukesha e Sussex ishte e pranishme në kampionatin e tenisit në Wimbledon për të mbështetur mikeshën e saj Serena Williams.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pavarësisht se asnjë nga familja mbretërore nuk ishte i pranishëm, Meghan u shoqërua nga dy shoqe të saj.Dukesha mbante veshur një palë xhinse të thjeshta, bluzë të zezë, xhaketë të bardhë kombinuar me taka të zeza dhe dukej mjaft elegante.

Ajo çfarë ra në sy ishte një varëse floriri me shkronjën A, si simbol i emrit të djalit të saj. Sipas “US Weekly” Meghan nuk e ka pasur të lehtë ta lërë Archie-n vetëm, por nuk mund të mungonte as në ndeshjen e mikeshës së saj. Markle dhe Williams njihen me njëra-tjetrën që prej vitit 2014, madje tenistja e njohur ishte e pranishme në dasmën e dukeshës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: