BRITANI E MADHE

Pas shumë debateve, edhe publike, që ka krijuar me të bijën dhe familjen mbretërore, i ati i Dukeshës së Sussex-it Thomas Markle ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave duke iu kundërvënë Meghan dhe dhëndrit të tij, Princit Harry.

Siç kanë raportuar mediat britanike, Thomas u ka kërkuar prindërve të rinj të vizitojë vogëlushin Archie, por me sa duket, përgjigjet kanë qenë negative. Për këtë arsye, ai e quan hipokrit Princin Harry dhe “të pandjeshme” të bijën.

Thomas Markle ka folur për “The Mail on Sunday” duke thënë se ai shpresonte të takonte nipin e tij, ose të paktën të shikonte një foto të tij, por kjo nuk është bërë e mundur.

“Do të doja që ata të më dërgonin një foto të Archie, që unë mund ta vendosja në kornizë përkrah fotos së Meghan. Unë e dua shumë dhe nuk do të doja asgjë më shumë sesa të vendosja një fotografi të Archie në një kornizë përkrah asaj të Meghan… Sigurisht që jam i zhgënjyer që nuk e kam parë ende Archie-n. Kisha menduar se mëmësia do ta bënte më të ndjeshme Meghan”- ka thënë 74-vjeçari gjatë intervistës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: