Dukesha Meghan zhvilloi sot takimin e parë me liderët e Universitetit në Shoqatën e Universiteteve të Komonuelthit të Universitetit të Londrës, në Islington.

37 vjeçarja, Meghan është shtatzënë në muajin e gjashtë. Ajo mbante të veshur një pallto të zezë, kombinuar gjithashtu me një fustan të së njëjtës ngjyrë duke sfiduar dhe temperaturat e ulëta me këmbët e zhveshura. Flokët e saj të mbledhura hijshëm me një stilim mjaft të thjeshtë dhe elegant tërhoqën vëmendje, ndryshe nga stili i saj i përhershëm flokë të lëshuara ‘çrregullt’.

Meghan është Mbrojtëse e Shoqatës së KomonuelthitUniversiteteve, detyrë që ajo ka marrë përsipër nga Mbretëresha, duke u bashkuar në rrjetin e parë dhe më të vjetër ndërkombëtar universitar që përfaqëson arsimin më të lartë midis vendeve të Komonuelthit për ndërtimin e një bote më të mirë me anë të Arsimit të Lartë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: