Ndoshta është për shkak të fustanit, por barku i Meghna Markle duket vërtetë shumë i madh, aq sa nëse është e vërtetë që ajo do të lindë në prill, ka nga ata që dyshojnë se Dukesha e Suxxes mund të ketë edhe binjakë.

Në pritje për të mësuar më shumë për baby royal, Meghan nuk mungon në asnjë event zyrtar. Në orët e fundit ajo ka vizituar The Mayhew Animal Home, më pas ka marrë pjesë në show-n e Cirkut të Soleil së bashku me Harry.

E qeshur dhe me barkun e madh në muajin e gjashtë të shtatzënisë, Markle ka vizituar një qendër për kafshët e braktisura, ndërsa më pas ajo është shfaqur me një fustan blu me shkëlqim deri në fund të këmbëve, me një byzylyk të Dianës në dorë, sandale të larta dhe së bashku me bashkëshortin Harry ka marrë pjesë në spektaklin e Royal Albert Hall.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb