BRITANI E MADHE

Ditën e djeshme Harry dhe Meghan festuan 1 vjetorin e martesës. Çifti duket mjaft i lumtur me arritjet e tyre në këtë vit, vetëm pak ditë më parë ata u bënë prindër për herë të parë.

Por mediat roze nuk e lënë të qetë bashkëshorten e princit Harry, ato gjithmonë gërmojnë në jetën e saj për të zbuluar gjëra personale.

Mediat britanike ditën e sotme kanë zbuluar se dukesha e Sussex ka pasur një histori me yllin britanik të “Britain’s got talent” Matt Cardle. Sipas The Sunn ata janë njohur në vitin 2015 para se Meghan të takonte princ Harry-in.

Pas divorcit Mehgan ndodhej në Britaninë e Madhe dhe dukej se ishte në kërkim të një të dashuri britanik. Aty ajo njohu Matt me të cilin në fillim shkëmbeu disa mesazhe në Instagram dhe më pas u takuar.

Por fati kishte plane të tjera për Meghan dhe Matt. Matt nuk iu përgjigj më mesazheve të Meghan dhe histoninë më pas e dini. Meghan më pas njohi princ Harry-in me të cilin është duke shijuar momentet më të lumtura.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: