BRITANI E MADHE

Ndërkohë që që e gjithë vëmendja është përqëndruar të bebja që do të vijë në jetë, Meghan Markle ka marrë një vendim të rëndësishëm.

Duke qenë se dukesha e Sussex po përgatitet për të filluar një fazë të re në jetën e saj, ajo ka zgjedhur të largojë një herë e mirë nga jeta njerëzit që e kanë lënduar dhe një prej tyre është edhe babai i saj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Dihet që marrëdhënia mes Meghan dhe babait të saj, Thomas Markle nuk është aspak e mire. Ai e ka akuzuar gjithmonë të bijën se e ka mohuar. Sipas ekspertes së familjes mbetërore dhe autores së librit “Harry and Meghan, Life, Loss, and Love”, Katie Nicholl, Meghan është e zhgënjyer nga sjellja e familjarëve të saj dhe ka vendosur t`i shkëpusë një herë e mirë marrëdhëniet me ta. Sipas mediave britanike i ka dërguar të atit një letër prej 5 faqesh.

“Babi nuk e kuptoj përse duhet të zgjidhje këtë rrugë duke mbyllur një sy para dhimbjes që po më shkakton. Veprimet e tua e kanë më kanë copëtuar zemrën në një milion pjesë, jo vetëm sepse ke shkaktuar një dhimbje të panevojshme dhe të pajustifikuar, por edhe për faktin se zgjodhe të mos tregosh të vërtetën. Diçka kjo që unë nuk do ta kuptoj kurrë.”- shkruhej ndër të tjera në letrën e Meghan derguar të atit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb