AUSTRALI-Vazhdojnë turneun e tyre në Australi duket e Sussex, princi Harry dhe Meghan, të cilët kanë njoftuar shtatzëninë pikërisht teksa mbërrinin në Australi.

Gjatë një fjalimi në Sydney Princi Harry ka dhënë edhe disa indicie për shtatzëninë e Meghan.

’Përpara së gjithave ju falënderoj për mikpritjen tuaj- ka thënë Harry-jam kaq krenar që po ju prezantoj bashkëshorten time dhe jemi shumë të lumtur të festojmë me ju gëzimin e shtatzënisë’. Kur një grua nga turma ka thirrur: ’Shpresojmë të jetë një vajzë’, Harry është përgjigjur ‘E shpresoj dhe unë’.

Harry dhe Meghan kanë zbritur në Fraser Islans, ai ka marrë pjesë në kërcimin e mirëseardhjes, ajo ka marrë disa orë pushimi për tu relaksuar.

Më pas ajo i është bashkuar bashkëshortin në Kingfisher Bay. Atje shkëmbejnë shikime të ëmbla, i mbajnë dorën njëri-tjetrit, teksa dukesha e Sussex përkëdhel gjithmonë e më shumë barkun e saj. Ai i emocionuar e sheh pa ja ndarë sytë.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb