BRITANI E MADHE

Një zëdhënës i Kensington Palace ka njoftuar mediat që të mos presin asnjë lajm zyrtar në lidhje me lindjen e fëmijës së princ Harry dhe Meghan.

Duka dhe dukesha e Sussex do të shijojNë ngjarjen e madhe në privatësi të plotë. Lindja e fëmijës pritet të ndodhë në javën e fundit të prillit dhe në fillim të muajit. Njoftimi zyrtar do të bëhet vetëm pasi ata të ketë festuar si një familje e re.

Featured 5 3 T
Featured 5 3 T

”Duka dhe dukesha e Sussex-it janë mirënjohës për urimet e mira që kanë marrë nga njerëzit ndërkohë që po përgatiten për të sjellë në jetë fëmijën e tyre. Shkëlqesia e saj ka marrë një vendim personal për t`i mbajtur private planet në lidhje me ardhjen në jetë të fëmijës. Duka dhe dukesha do ta ndajnë me të gjithë lajmin emocionues, pasi të kenë festuar së bashku si një familje e re,” –thuhet në deklaratën e pallatit mbretëror.

Pra nuk do të ketë foto të Meghan me fëmijën në krahë pas lindjes siç ndodhi me Kate pas tri lindjeve të saj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb