TIRANË

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj komentoi deklaratat e shefes së misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover, e cila tha se zgjedhësit kanë qenë nën presion.


Sipas Mehmetajt, përfaqësuesja e OSBE/ODIHR dje nuk foli për zgjedhje, ndërsa tha se të dielën shqiptarët i treguan vendin kryeministrit Edi Rama duke mos marrë pjesë në zgjedhje. Ajo shtoi se Rama vijon ta mbajë karrigen me dhunë.


“Unë nuk e kuptoj se pse po bëjmë një dialog  të qetë, në kuptimin që së fundi shqiptarët janë përballur me prova dhe fakte, pasi Rama dhe oborrtarët e tij janë përfshirë në krime zgjedhore. Zonja Glover foli dje në sy të të gjithë shqiptarëve dhe foli në gjuhën angleze. Ajo nuk foli dje për zgjedhje. Ajo tha se për dekretet mund të flasë vetëm Gjykata Kushtetuese. Ne kemi të paktën që një vit kemi kërkuar ngritjen e Gjykatës Kushtetues. Rama e kuptoi se është i refuzuar si kryeministër. Ky njeri vijon të abuzojë dhe të mbajë karrigen me dhunë edhe pse shqiptarët vijojnë protestat”-tha ai.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb