GJERMANI-Mehmeti është 45vjeç dhe jeton në Minhen, ku ka hapur një restorant të vogël turk. Letra që Mehmeti e ka vendosur në derën e restorantin ka mahnitur njerëzit në Minhen dhe më gjerë.
Mehmeti, të cilin shumica e thërrasin “Memo” është ish biznesmen nga Stambolli. Pas dy martesave të pasuksesshme, ai u bë aq i varfër sa që u detyrua të marrë edhe paratë e fëmijëve. Kur erdhi në Gjermani vendosi të hap një lokal të vogël në Minhen.

Ngadalë filloi t’i kthehej vullneti dhe dëshira për të jetuar, ndërsa puna filloi t’i shkojë shumë mirë. Kur u forcua pak financiarisht Memo bëri diçka që rrallë kush mund ta bëj. Duke marrë parasysh se ai e dinte se çdo të thotë të mos kesh asgjë, vendosi një letër në derën e lokalit të tij ku shkruante:
“Të dashur njerëz, nëse jeni të uritur dhe nuk keni para, tek ne mund të hani dhe më vonë kur të keni mundësi mund ta paguani, Zoti ju bekoftë. Askush nuk duhet të jetë i uritur!”

Reagimet për këtë gjest janë të panumërta. Shpesh nga katër apo më shumë persona hanë ushqim të cilin e paguajnë më vonë. Mirëpo, vet gjesti ka bërë që shumë njerëz ta duan dhe ta urojnë për këtë vepër të veçantë. Bota do të ishte më ndryshe nëse do të kishte më shumë njerëz si Mehmeti.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: