Presidenti Ilir Meta ka uruar paraardhësin e tij, Rexhep Meidani, i cili feston sot 75-vjetorin e lindjes.


Përmes një mesazhi në “Facebook”, Meta e cilëson Meidanin një personalitet të jashtëzakonshëm, jo vetëm të shkencës, por edhe të jetës publike në vend, që ka ofruar gjithmonë kontribute pozitive.


Ndër të tjera, Meta rendit disa nga kontributet më të vyera të ish-Presidentit, që nga Kushtetuta demokratike e ’97-ës e deri te angazhimi për krizën në Kosovë.


Mesazhi i Metës:
Të dashur miq! Ishte kënaqësi t’i uroja sot 75-vjetorin e lindjes Prof. Rexhep Meidanit, ish-President i Republikës në vitet 1997-2002, një personalitet i jashtëzakonshëm, jo vetëm i shkencës, por edhe i jetës publike në vend, i cili ka ofruar gjithmonë kontribute pozitive me shumë përgjegjshmëri dhe modesti.

Në veçanti do theksoja sot kontributet e tij si President që vendi të kishte një Kushtetutë demokratike si ajo që votua në Referendum në vitin 98, që ndihmoi në demokratizimin e vendit për një dekadë, si dhe angazhimin e tij të veçantë si President gjatë krizës së Kosovës dhe më pas për afirmimin e saj.

Prof. Meidani për mua ka qenë gjithmonë një shembull i respektimit të institucioneve dhe parimeve demokratike, i mbrojtjes së interesit kombëtar dhe publik. Ndaj edhe njëherë po ndaj edhe me ju urimet e mia më të mira për Prof. Meidanin dhe familjen e tij në këtë ditë të gëzueshme.

  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)