Luciano Spalletti nuk e bën dramë “X” ndaj Belgjikës, por sigurisht ndjen keqardhje pasi në sytë e tij kjo ishte një ndeshje e vendosur nga episodet, me saktë nga e kuqja e Pellegrinit:
“Ka episode që kushtëzojnë një ndeshje. Me vjen keq për këtë, mëkat, për më tepër që pësuam menjëherë gol në aksionin pasues. Nuk është se vuajtëm në aspektin e lojës, vetëm në goditje standarde. Ekipi vendoset mirë në fushë, luan një futboll të mirë dhe me personalitet. Kjo ishte një provë për t’u konfirmuar, mendoj se ja arritëm”.
I qartë se kjo sfidë u kushtëzua nga kartoni i kuq ishte edhe trajneri Tedesco: “Ata e nisën ndeshjen shumë fort, hasëm vështirësi kundër superioritetit të tyre në mesfushë. Ne ndryshuan sistem edhe përpara kartonit të kuq, por sigurisht ajo e kuqe na ndihmoi”.
(BalkanWeb)