TIRANË – Ekspertja e ekonomisë, znj.Ermelinda Meksi, ka analizuar sot dhe ka ngritur një pikëpyetje lidhur me vendimin e marrë së fundmi nga Banka Qendrore Evropiane për një politikë të lehtësimit monetar sasior. Po ashtu, ajo ka trajtuar edhe situatën në Shqipëri.

“Pikëpyetja është, – shkruan Meksi – nëse Gjermania do t’i japë asaj lirinë e nevojshme për të kryer këtë ekspansionin monetar, me guximin e duhur.

Megjithëse QE nuk mund të prodhojë rritje afat-gjatë, ajo mund të ndihmoje për t’i dhënë fund recesionit të vazhdueshëm që ka mbërthyer zonen euro që nga viti 2008. Nivelet e aksioneve të tregut në Evropë këtë javë, në pritje të QE, tregojnë rritje të besimit, se lehtësimi monetar mund të rrisë investimet dhe konsumin.”

Më tej, Meksi e ka lidhur situatën me Shqipërinë. “Duke u kthyer në situatën e vendit tonë, në Shqipëri prej kohesh flitet me një farë pesimizmi lidhur me rolin e politikës monetare në ekonominë vendase, veçanërisht efektin e saj në kreditim.Po cili eshte realiteti?

Politika monetare është përdorur nga Banka e Shqipërisë si instrument i administrimit të kërkesës agregate, për të zbutur luhatjet afatshkurtra të ekonomisë, si pasoje goditjeve të kërkesës agregate.

Eksperienca nga kriza globale financiare tregon se rritja ekonomike afatgjatë kërkon adresimin në mënyrë prioritare të reformave strukturore, – shkruan Meksi në përfundim. – Çdo zvarritje e saj vështirëson më shumë reformën, që është garancia për përparimin e vërtetë dhe një të ardhme më të qëndrueshme.

(Marrë me shkurtime nga analiza e znj.Meksi në Fb)

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: