Meksika do të jetë gati të hakmerret nëse qeveria e SHBA-së vendos tarifat mbi eksportet meksikane në Shtetet e Bashkuara, deklaroi të premten ministrja e ekonomisë meksikane Graciela Marquez transmeton Reuter.

Duke folur në Kongres, Marquez tha se qeveria e Meksikës do të iniciojë gjithashtu procedura dypalëshe dhe shumëpalëshe për të mbrojtur interesat e saj tregtare nëse Shtetet e Bashkuara do të vendosnin tarifat për produktet e tyre.

Sipas propozimit të presidentit Trump, tarifat do të rriten për 5 për qind çdo muaj, duke arritur në 25 për qind në tetor, nëse Meksika nuk vepron për të ndalur migrantët që nisen drejt kufirit jugor të SHBA-së.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb