Organizatorët e çmimit meksikan të muzikës klasike, “Premio Batuta” njoftuan sot se do të tërhiqnin çmimin për tenorin spanjoll Placido Domingo për shkak të akuzave për ngacmim seksual që janë ngritur kundër tij.

Dy ditë nga nata gala e shpërndarjes së çmimeve në Meksiko, komiteti organizator ka theksuar se çmimi i parashikuar për Placido Domingo nuk do t’i jepet deri në momentin që situata e tenorit të njohur, i cili ka hedhur poshtë akuzat, të sqarohet.

“Ne ritheksojmë dëshirën tonë që kjo situatë të sqarohet sa më shpejt në përfitim të të gjitha palëve përkatëse dhe botës së muzikës klasike”, deklaroi komiteti organizator i “Premio Batuta”.

”Gjatë edicionit të tanishëm, çmimi nuk do të jeper për maestro Placido Domingo dhe ne do të presim që gjithçka të sqarohet”, theksuan ata.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb