Në bisedimet me Shtetet e Bashkuara, Meksika ka ofruar të dërgojë deri në 6.000 anëtarë të rojes së saj kombëtare për të siguruar kufirin e saj jugor me Guatemalën, në mënyrë që të përmbajë fluksin e migrantëve, sipas dy njerëzve me njohuri për këtë çështje.

Lajmi u raportua për herë të parë nga Washington Post shkruan Reuters.

Meksika ka dërguar një delegacion të zyrtarëve në Uashington në përpjekje për të shmangur kërcënimet e Presidentit amerikan Donald Trump për të imponuar tarifa të importit për mallrat meksikane nëse vendi nuk bën më shumë për të ndalur rrjedhën e emigrantëve në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë bisedimeve, Shtetet e Bashkuara propozuan deportimin e emigrantëve pa dokumente të Guatemalës në Meksikë si pjesë e një marrëveshje, por nuk ka pasur asnjë marrëveshje mbi këtë çështje, sipas një burimi meksikan të njohur me këtë proces.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb