MEKSIKE – Aktorja meksikane Carmen Yarira Noriega Esparza, e shpallur e zhdukur prej një viti, është gjetur e vdekur në një depozitë uji në rezidencën “Grand Chapuletepec” në Meksiko. Banorët e zonës ishin ankuar për erën e keqe të ujit që vinte në rubinetat e tyre, dhe pas kontrolleve të kryera për të zbuluar shkaqet, në depozitat e ujit u zbulua trupi i pajetë i aktores 27-vjeçare, tërësisht i dekompozuar.

Aktorja meksikane Carmen Yarira Noriega Esparza, e diplomuar për psikologji, u shpall e zhdukur rreth një vit më parë. Policia beson se vajza është vrarë dhe më pas është hedhur në depozitë nga ish i dashuri i saj, një biznesmen i njohur në Meksikë, me të cilin ajo ishte ndarë pasi ishte dashuruar me një avokat.
(er.nu/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb