Autoritetet meksikane kanë konfirmuar gjetjen në Shtetin e Sonora dhe Jalisco të trupave të 45 njerëzve që prej kohësh konsideroheshin të zhdukur.

Gjetja e parë, e 30 kufomave, është realizuar gjatë fund-javës së shkuar nga një grup i formuar nga shoqata lokale e femrave guerile kërkuese, me mbështetjen e burrave të agjencisë ministrore të hetimeve kriminale.

Ndër të tjera në një konferencë shtypi titullari i Prokurorisë së Përgjithshme të Shtetit të Jalisco, Gerardo Octavio Solis Gomes, ka bërë me dije që në bazë të një denoncimi anonim janë gjetur 15 trupat ( një grua dhe 14 burra) në një fermë të El Colli në Zapopan.

Solis Gomez ka saktësuar që për të kontrolluar të gjithë fermën duhet akoma edhe një javë dhe nuk përjashtohet që të gjenden trupa të tjerë’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb