MEKSIKE

Një luftë e vërtetë me armë zjarri automatike ka shpërthyer në Culiacan, kryeqendra e Shtetit meksikan të Sinaloa, ku një patrullë policie ka gjetur vendin ku ndodhej Ovidio Guzman Lopez, djali 20-vjeçar i Joaquin “El Chapo” Guzman, lideri i kartelit të drogës, i cili ndodhet në burg në SHBA.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ministri për sigurinë Alfonso Durazo tha se një patrullë policie e Gardës Kombëtare fillimisht u sulmua nga brenda një shtëpie në Culiacan. Pasi hynë në shtëpi, gjetën katër burra, duke përfshirë Ovidio Guzman, i cili akuzohet për trafik droge.

Burra të tjerë të armatosur të lidhur me kartelin kanë ndërhyrë, duke hapur zjarr me forcat e sigurisë për të liruar të riun.

Njëkohësisht, luftëtarët zbritën nëpër qytet, duke luftuar policinë dhe ushtarët. Ata dogjën edhe disa automjete.

Lajmin e bën me dije Bbc. Sipas medias britanike, djali i El Chapo, i kërkuar për trafik droge është lëshuar dhe operacioni është ndërprerë, ndërsa sipas të tjera burimeve ai është akoma në duart e autoriteteve policore.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb