MEKSIKE

Mbi 20 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një tubacioni të naftës në Meksikë. Besohet se shpërthimi ndodhi pasi tubacioni u dëmtua nga personat që vjedhin naftë në Hidalgo. Zyrtarët kanë bërë të ditur se dhjetëra njerëz po përpiqeshin të mbushnin kontejnerë kur zjarri shpërtheu të premten në mbrëmje.


Vjedhja e naftës është një fenomen i njohur në disa vende të Meksikës. Qeveria ka bërë të ditur se një vjedhje e tillë i ka kushtuar vendit rreth 3 miliard dollarë vitin e kaluar. Presidenti i Meksikës, Manuel Lopez Obrador, i cili nisi detyrën në dhjetor ka marrë masa të shumta lidhur me këtë cështje. Ai shkoi menjëherë në vendngjarje dhe teksa shprehu keqardhjen për atë cfarë ndodhi theksoi se lufta kundër paligjshmërisë dhe vjedhjes së naftës do të forcohet.

Guvernatori i Hidalgos Omar Fayad, ka paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet teksa kërkimet vazhdojnë. Pas shpërthimit ai ka shkruar edhe në rrjetin social Twitter ku i ka bërë thirrje që të mos vidhetmë karburant pasi jo vetëm që është dicka e paligjshme por vë në rrezik edhe jetën e qytetarëve. “Ajo cfarë ndodhi sot nuk duhet të përsëritet më” -është shprehur më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb