MEKSIKE – Autoritetet policore në Meksikë kanë liruar nga banesa e tyre dy motra, të cilat mbaheshin të izoluara nga prindërit prej gati 30 vjetësh.

Sipas policisë, Francisca Valles Campos, 35 vjeç dhe Luz Ofelia, 38 vjeç u gjetën në gjendje të mjerueshme, të kyçura në një dhomë në banesën e tyre.

“Në dhomën ku jetonin, ndihej një erë e tmerrshme. Gratë vuanin nga një numër i madh infeksionesh. Njëra prej motrave u shtrua në spital nga plagët që kishte në trup. Kur i gjetëm, ato ishin mbuluar vetëm me një batanije”,-rrëfyen ekspertët e policisë.

Sipas mediave lokale, gratë ishin mbajtur të izoluara pasi prindërit e tyre vuajnë nga probleme mendore dhe prej vitesh jetojnë në terrorin se narkotrafikantët mund të rrëmbejnë vajzat e tyre.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: