MEKSIKË

Vullkani aktiv në Meksikë, që njihet me emrin Popocatepetl, është aktivizuar sërish, duke nxjerrë tym dhe pluhur, të cilët kanë arritur në lartësi prej 3000 metrash.

Autoritetet lokale paralajmëruan banorët për rritjen e aktivitetit vullkanik.

Apo ashtu ata njoftuan se veç tymit dhe pluhurit, nga krateri i vullkanit kanë dal edhe “topa flakësh”, raportojnë mediat vendore.

Hera e fundit kur ky vullkan kishte pasur aktivitet të madh, ishte në vitin 2017,  dhe shkaktoi dëme të konsideruara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb