MEKSIKË- Të paktën 13 persona kanë vdekur si pasojë e një tornadoje, e cila goditi qytetin kufitar të Meksikës Ciudad Acuna, në shtetin Coahuila.

Sipas BBC qindra shtëpi janë shkatërruar, ndërsa dhjetëra persona janë plagosur, ndërsa të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Pamjet tregojnë makina dhe ndërtesa të shkatërruara, ndërkohë sipas autoriteteve ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet.

Gjatë një vizite në zonën e goditur nga tornadoja, guvernatori Coahuila Ruben Moreira tha se 10 persona të rritur dhe 3 fëmijë konfirmohen të vdekur. Më tej ai u shpreh se 150 persona po marrin trajtim në spital.

Shumica e njerëzve ishin brenda banesave kur goditi tornadoja. Ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për personat e zhdukur.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb