MEKSIKE

Ende një rekord negativ për Meksikën, kur bëhet fjalë për sigurinë. Tremujori i parë i 2019 ka qenë më i dhunshmi në historinë e vendit. Janë rreth 8493 vrasje të regjistruara në mars, sipas të dhënave zyrtare. Për sekratarin ekzekutiv të sistemit kombëtar të sigurisë publike, një numër i tillë  është në rritje që nga viti 2018.

Meksike
Meksike

Viti i kaluar është konsideruar si më i dhunshmi në historinë e Meksikës, me të paktën 33 500 vrasje, numri më i lartë që kur nisën regjistrimet në vitin 1997. Shifrat rekord janë në kontraditë më pretendimet e presidentit Andres Manuel Lopez Obrador, sipas të cilit vrasjet nuk janë rritur gjatë presidencës së tij, duke filluar në dhjetor.

Në një event të Marina Lopez Obrador ai  ka mbrojtur idenë e krijimit të një Garde Kombëtare, strategjia kyçe për të luftuar valën e dhunës që ka përfshirë Meksikën që kur Qeveria i ka shpallur luftë kartelave të fuqishme të drogës në 2006.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb