Në Meksikë brenda 24 orëve janë vrarë dy gazetarë në shtetet Michoacan dhe Colima, transmeton Anadolu.
Autoritetet njoftuan se gazetari Mauricio Solis, i cili punonte për një faqe lokale lajmesh në Michoacan, u sulmua me armë në rrugë pranë bashkisë pak minuta pasi ai intervistoi kryetarin e bashkisë së qytetit Uruapan, Carlos Manzo.
Duke u shprehur se Solis vdiq nga sulmi, autoritetet thanë se një person tjetër u plagos nga incidenti.
Kryebashkiaku Manzo në deklaratën e tij lidhur me ngjarjen tha se rreth dy minuta pas largimit të gazetarit Solis kanë dëgjuar 4 ose 5 të shtëna me armë zjarri.
Manzo theksoi se ata mendonin se sulmi kishte për qëllim ata dhe u përpoqën të fshiheshin, por pak minuta më vonë mësuan se kishte për qëllim Solis.