“ Ka ndodhur dhe kemi qeshur shumë’. Mel B lëshon bombën vetëm dy muaj nga nisja e turneut të Spice Girls.

Duket që ajo dhe Geri Halliwell kanë bërë seks në Vitet 90. Vetëm një herë. Këngëtarja që prej kohësh ka deklaruar që është homoseksuale, e ka treguar këtë në Life Stories, një emision i drejtuar nga Piers Morgan.

Morgan e ka pyetur edhe sa herë ka ndodhur dhe ajo i është përgjigjur. ”Mjaft tani… vetëm një herë”.

Mel ka shtuar: ’Ajo do më vrasë, edhe bashkëshorti i saj (Christian Horner). Ata janë një çift perfekt dhe tani jetojnë të lumtur së bashku në fshat. Shpresoj që mos ta mohojë, sepse ka qenë argëtuese’.

Dhe Mel B e ka mbyllur intervistën me një kompliment:’Geri ka një gjoks të mrekullueshëm’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb