SHBA

Melania Trump ka hapur dyert e Shtëpisë të Bardhë për të treguar zbukurimet e festave të fundvitit. Tema e këtij viti i është dedikuar patriotizmit . Zonjë e Parë ka publikuar dekorin e festave të fundvitit në Shtepine e Bardhë, ku duket magjia e festave.

Dekori është konceptuar nga vetë Melania, e cila ka zgjedhur temën e këtij viti duke e quajtur “Thesaret amerikane”. E njohur për stilin e saj elegant, Melania e veshur me pallto te zeze dhe doreza lekure të kuqe tregon në videon e publikuar nga Shtëpia e Bardhë, detajet e zbukurimeve ekstravagante.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

14 000 ornamente dhe 29 pemë të kuqe që përfaqësojnë patriotizmin janë vendosur në Cross Hall dhe Grand Foyer. Pjesë e dekorimit festiv është gjithashtu një shtëpi tradicionale, si dhe një pemë me një lartësi prej 5.5 metrash.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb