Nga: ZONJA KATERINA

400 gr melçi, 3-4 kokrra mollë, 2 lugë sheqer, 2-3 karafila, 2 shkopinj kanelle, 1-2 lgj gjalpë bimor, 2 lgj vaj ulliri, 1 gotë verë të bardhë, 1 gotë verë të kuqe, 1 koncentrat pule, Kripë, piper, rigon.



Në një tigan hedhim gjalpin dhe sheqerin. I lemë të shkrijnë dhe më pas shtojmë mollët të cilat i lemë të zbuten. Vendosim për aromatizim 1-2 karafila dhe kanellën dhe më pas i shuajmë mollët me verën e kuqe dhe i lemë derisa të lidhet salca.


Në një tigan tjetër hedhim vajin e ullirit dhe pasi të ketë marrë pak temperaturë vendosim melçitë të prera në fetëza të holla dhe të prera në drejtim të kundërt të damarëve. Nëse dëshirojmë një shije më të theksuar mund të vendosim tek melçitë dhe një koncentrat pule. I kthejmë melçitë nga të dyja anët të skuqen mirë duke rregulluar shijen me kripë, piper, rigon, karafil dhe kanellë. Më pas i shuajmë melçitë me verën e bardhë, e lemë të avullojë alkooli dhe të lidhet salca. Më pas bëjmë servirjen e mëlçive së bashku me mollët e karamelizuara.

(er.cu/vila 24/BalkanWeb)