Ardian Mema është i kënaqur me fitoren, por pavarësisht kësaj, ai kërkon të shmangë në maksimum euforinë, ndonëse gjysmëfinalja është më pranë. Në një prononcim për “SuperSport”, Mema u shpreh se Tirana e ka kontigjentin për të përballuar të dyja kompeticionet, edhe kupën edhe kampionatin.


Mendoni se keni prerë biletën për në gjysmëfinale?
Nuk jam shumë i kënaqur, sepse kemi pasur edhe probleme. Gjithsesi rezultati të kënaq. E kishim përgatitur mirë ndeshjen me Laçin. Në 2-3 mënyrë. Ekipi u shpreh mirë në pjesën e dytë, zbatuan detyrat që u kisha dhënë.


Sa larg shkon Tirana në Kupë?
Është rezultat i mirë, na jep garanci. Laçi nuk është ekip i dobët, pavarësisht si e gjetëm sot.


Në ndeshjen e kthimit do të ketë minuta për lojtarët që nuk aktivizohen?
Nëse ekipi luan mirë, nuk do të ndryshoj formacion apo ndërrime.

Për 3 ditë keni ndeshje në kampionat, i keni kontingjentin për të dyja kompedicionet?
Këtë javë është edhe Sentamu. Besoj se Tirana e ka kontingjentin për ta përballuar kampionatin. Lojtarët që nuk kanë lujtuar kanë uri për të luajtur. Në momente që nuk ke arsye të bësh ndërrime, s’ke pse t’i bësh. 2019-ta ka treguar se kemi qenë mirë. Ka pasur edhe zëvendësime, por nëse ka rezultate, nuk ka pse të bëhen ndryshime.

(j.s/BalkanWeb)

Etiketa: