Ardian Mema është gati për dy sfidat e radhës, ndonëse ai për momentin kërkon të fokusohet vetëm te Kukësi, me të cilin do të ndeshet nesër. Por natyrisht, kur pas Kukësit vjen Partizani, atëherë është e sigurt që po mendohet edhe për atë përballje, pasi derbi është ndeshja më e rëndësishme në kryeqytet. Mema e vlerëson Kukësin dhe uron që të marrë një rezultat pozitiv, ndërsa për sfidën me të kuqtë deklaron se Partizani nuk është më ekipi i vjetshëm, çka do të thotë se Tirana është gati të thyejë agjërimin 5-vjeçar ndaj rivalëve të tyre më të mëdhenj.


Kundërshtari
“Kukësi është një ekip shumë i fortë, ka elementë mjaft cilësore brenda vetes, duhet menaxhuar shumë mirë ndeshja nesër. Na duhet ta përgatisim mirë ndeshjen. Shpresojmë të bëjmë më të mirën nesër dhe të kemi një rezultat pozitiv”.


Rëndësia e sfidës
“Për ekipet e elitës, ndeshja e nesërme, dashje pa dashje është test. Ka të bëjë shumë edhe me vazhdimësinë e ekipit. Ideja është që këtë ekipe duhet të mirë menaxhohen dhe nuk duhet të humbasësh”.


Triumfi
“Kjo është më e rëndësishme. Nëse do fitosh është goxha test i mirë. Për të fituar duhet të punojmë goxha mirë gjatë lojës. Nuk duhet të jetë test shansi, por test pune, për të matur forcat tona në raport me kundërshtarin”.

Rikthimet
“Torasa është pjesë e grupit nesër. Nuk do ta fillojë nga fillimi por do të jetë pjesë e grupit. Ndryshe nga viti i kaluar, Kukësi ka kontingjent të ri lojtarësh, por i kanë ikur lojtarë të rëndësishëm si Shameti dhe Rama, por edhe i kanë ardhur disa lojtarë. Me çfarë kam parë unë, është ekip që e luan topin në 40 metrat e fundit. Është ekip që të nxjerr probleme. Mendoj se nesër do mirë menaxhojmë ndeshjen, me padiskutim duhen kapur pikat e forta. Kjo do të jetë puna e përbashkët, e imja dhe e lojtarëve. Andi Lila do kohën e vetë, akoma nuk është gati. Stërvitet intesivisht, shpresojmë që të kthehet shumë shpejt. Secila skuadër ka specifikat e vete. Mendoj që nesër duhet të jemi të përqëndruar. Të jemi ne fitimtarë dhe të jemi ne që ta diktojmë ndeshjen dhe të arrijmë ato çfarë shpresojmë ne si skuadër”.

Këshillat
“Diçka fola me futbollistët pas ndeshjes me Skënderbeun. Euforia na bën dëm, entuziazmi është goxha i mirë. Pashë shumë lojtar nëpër media, nuk është se ka ndonjë gjë. Opinioni sportadësh po flet para kohe. Akoma nuk është bërë gjysma e fazës së parë. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Ne na duhet ti shikojmë ndeshjet hap pas hapi. Duhet të jemi të thjeshtë në lojë dhe në qëndrimet pas ndeshjes. Nuk më intereson se çfarë mendojnë mediat apo sportdashësit, kjo ka qenë më e rëndësishmja”.

Të kënaqur me barazim?
“Kjo është një ndeshje futbolli. Ka të mirat dhe të këqijat e veta. Mund të luash shumë mirë dhe ta humbasësh. Duhet t’i bëjmë yzmetin për të mos humbur. Të shikojmë dhe të masim forcat nesër me kundërshtarët”.

Derbi
“Partizani ka pasur një ecuri jo të mirë këto ndeshje. Elementët brenda ekipit i ka. Çdo gjë varet nga periudha, lojtarët, trajneri i ri. Shpresojmë fillimisht të kalojmë Kukësin dhe pastaj të shohim për Partizanin. Tifozët e Tiranës mezi e presin atë ndeshjen për ta fituar. Unë padashje e kam parë Partizanin me Kukësin dhe në finalen e Superkupës, kam parë edhe ndeshjet e tjera. Nuk ka qenë primare të shikoj Partizanin se kam parë ekipet kundërshtaret. Nuk mund ta mendoj që javën e parë si mund të luaj me Partizanin. Nuk është Partizani i vjetshëm, kjo është e vërtetë”.

Karabeci
“Do të jetë pjesë e grupit. Diçka tjetër të jesh pjesë e grupit, diçka tjetër të jesh pjesë e formacionit. Ka vend për të gjithë lojtarët. Unë shpeshherë vihem në presion vetë, se kush do jenë lojtarët që do luajnë. Në këto kushte është dhe luksi që ke lojtarë për të zgjedhur. Shpesh herë e marr pozitivisht”.

Tifozët
“Ekipi ka hyrë agresiv në fillimin e kampionatit. Tifozat e Tiranës kanë një ndjeshmëri për sa i përket ekipit. Ata e kanë ndjekur Tiranën gjatë gjithë kohë. Pritshmëritë janë të mëdha. Tifozët mezi presin ta shikojnë ekipin në maja. Prandaj mendoj se janë kthyer”.

Golat ndaj Kukësit
“Kukësi 2 herë na erdhi në portë dhe na shënoi 2 gola. Tirana e ka pasur këtë problem vjet. I ka ndodhur gjatë gjithë kohës. Në çdo ndeshje i ka dhënë mundësira kundërshtarit për të shënuar. Këtë vit e shikoj ekipin më në ekuilibër dhe më të plotë. Sivjet është diçka ndryshe”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb