Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, ka qenë mjaft i emocionuar pas golit të shënuar nga Majkëll Ngo, teksa nuk i ka mbajtur dot lotët e gëzimit. Pas ndeshjes, tekniku bardheblu është shprehur për “Supersport” se kjo fitore vlen shumë sidomos sepse në prag është derbi ndaj Partizanit, ndërsa ka rrëfyer dhe momentin e tij të gëzimit. A jeni i kënaqur? Më gëzoi shumë fitorja, sidomos pikët na duheshin shumë. Treguam që kemi forcë të mundim një ekip si Skënderbeu.

Keni gjetur përfekten me ekipin tuaj?

Një trajner do kohën e vet, ekipi ka ardhur duke e rritur lojën.

Gjithsesi kishim dhe sot oshilacione. Nuk kisha shpresa dhe nuk e prisja të fitoja sot me këtë paraqitje. Skenderbeu na toleroi disi në fazën mbrojtës ndaj gjetëm golin e fitores në fund.

Mbrojtja gaboi sot?

I gjithë ekipi ka shumë probleme. Pasi ne kemi ardhur nga vendet e fundit. Janë riparuar disi repartet dhe ekipi shprehet gjatë lojës, por ka ende probleme.

A ishte e njëjta taktikë si me Kukësin?

Pak a shumë ishte e njëta tablo, por e pritëm në mesfushë dhe jo në mbrojtje. Kemi pasur dhe dy mundësi për shënim dhe nuk u shënua. Ky është futbolli, jo çdo manovër na del.

Çfarë do të bëni nëse fitoni derbin javën tjetër? Lotët?

Ka qenë një moment në gëzim e sipër. U emocionova shumë pasi isha dhe pjesë e Skënderbeut. Jemi bërë disi qaramanë (qesh). Kam qarë shumë duke humbur ndaj qesh kur fitoj.

Pse nuk synon sulmin, kur e ke pikën e fortë?

Ne kemi sulmuar, por kemi dhe momente paniku. Ky është sugjerim i drejtë, pasi kemi shumë sulm të fortë në krahasim me repartet e tjera. Dua të luajë në grup dhe jo t’i besoj një reparti, A keni një dedikim për këtë fitore? Jo, nuk kam. Tifozët i përshëndes dhe shpresoj që kjo fitore të na ndihmojë në derbi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb