Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, beson te grupi i tij dhe synon që në përballjen me pretendentët për titull, të marrë një rezultat pozitiv, çka do t’u vlente shumë bardhebluve. I ngacmuar nga gazetarët në e pranishëm në konferencën për shtyp, nëse ky rezultat pozitiv i tyre ndaj Kukësit do t’i bënte nder indirekt Partizanit, Mema u shpreh qartë: nder askujt, Tirana lufton për vete!

Si e shikoni fitoren ndaj Flamurtarit?

“Flamurtari është tregues force, duke ditur se kanë edhe eksperiencë. Janë aty-aty me Kukësin. Ky ekip nuk ka humbur me të fortat, përveç Partizanit. Mendojmë ta kalojmë këtë ndeshje, jemi të plotë dhe pse jo të marrim rezultat pozitiv”

A mendoni se duke mposhtur Kukësin i bëni nder Partizanit?

“Kemi problemet tona, nuk na bie ndërmend askush. Partizani bën punën e vet dhe ne tonën. Shpejt vjen derbi dhe mund ta frenojmë Partizanin”

Luftëtari dhe Kastrioti rivalët për mbijetesë?

‘Nuk para shoh poshtë, di të shoh sipër. Ky ekip nuk krahasohet me ekipet poshtë, si për ekip dhe për futboll, por edhe për emër. Gjithsesi të vendosin në presion ato ekipe poshtë që kanë fituar. Ka edhe ndeshje të çuditshme. Për shembull Laçi është shumë i fortë në shtëpi. Gjithsesi futbolli i njëh të treja rezultat. Duhet të shohim punën tonë.”

Si e shikoni çështjen e arbitrave?

“Kam qenë i fokusuar te stërvitja, nuk dua të merrem. Jam i kënaqur me arbitriminin. Futbolli i ka polemikat, secili kërkon drejtësi. Unë e përgatis ekipin për futboll pa e marrë parasysh arbitrin. Është lojë me gabime. Gabojnë lojtarët dhe arbitrat. Nuk dua t’i japim shkas askujt që të ketë polimeka. Loja e mirë nuk ta jep mundësinë.”

Meqë përmendët derbin…

“Ka kohë deri në derbi. Mendoj për rezultatin e rradhës. Secila ndeshje ka specifikën e vet. Uroj të shkojmë në derbi me rezultate pozitive. Do i kishim gjërat në kontroll, ekipi nuk do të ishte në presion.”

E shkuara?

“Nuk e di për lojtarët dhe klubin, por unë e marr në konsideratë. Ky kampionat është ndryshe nëse flasim për statistikat e para dy viteve. Duhen kujtuar hallet që ka pasur ky klub. Duhet të jemi të përqendruar çdo ndeshje dhe kjo do jetë arsyeja që nuk do të na lërë të shohim prapa”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb