I lumtur për fitoren dhe shpëtimin, por i paqartë për të ardhmen. Trajneri i Tiranës, Ardian Mema ka folur për “Supersport” menjëherë pas fitores 3-0 kundër Flamurtarit në sfidën e fundit të Superligës, duke lënë të hapur çdo mundësi në lidhje me të ardhmen e tij në pankinë.
SHPETIMI
“Pjesa e parë ka qenë me një ngarkesë psikologjike ekipi. Pjesa e dytë, me golin, u lirua disi skuadra. Vlora na vuri edhe në vështirësi, në pjesën e parë. Pastaj, kuptohet, ne kemi kaluar një stres të madh. Stres ishte dhe ndeshja në Laç. Dua të falënderoj çunat, sidomos tani në finish, kanë bërë ndeshje të mira. Shpresoj që ndeshjen e ardhshme, të jemi më të qetë psikologjikisht, dhe të shprehemi si duhet. Shpresojmë të fitojmë Kupën”.

7. Tirana Fiton, Por Mema Ka Frike Nga Aleancat
7. Tirana Fiton, Por Mema Ka Frike Nga Aleancat

NDESHJA
“Më pëlqyen golat, ishin të bukur dhe i shijova. Doja që Hasani të dilte golashënues i kampionatit. Luan sulmues i dytë, dhe për kontributin që ka dhënë e meritonte këtë trofe individual”.
FINALJA E KUPES
“Kur je në stres, është e vështirë të përgatisësh ndeshjen. Duhet të punosh psikologjikisht, t’i motivosh, më shumë se të shpjegosh manovra. Ekipi erdhi duke e rritur lojën. Ndeshja me Kukësin, do jetë më e lehtë për ta përgatitur. Tani shkojmë edhe të qetë drejt finales. Do bëjmë maksimumin për ta fituar atë Kupë”.

2. Mema Kthehet Ne Kupe, Tiranen E Kane Penalizuar
2. Mema Kthehet Ne Kupe, Tiranen E Kane Penalizuar

SKUADRA
“Çdo gjë do kohën e vet. Tirana ka ardhur duke e rritur lojën. Ka pasur oshilacione, por e kemi rritur lojën. Një trajner, që të mirëformohet, duhet të ketë karakterin sportiv. E mbani mend Tiranën si pësonte gola, një kundërshtar vetëm ne na kthente ndeshjes. Prandaj e thashë, që duhet kohë për të arritur këto rezultate, dhe këtë mënyrë loje”.
TE VERTETAT
“Të vërteta, i them gjërave që janë të dukshme, siç i shikoni ju dhe unë bashkë. Dua të jem një njeri me një standard. Gjërat duhen thënë siç janë, dhe jua kam premtuar që do ju them gjithçka”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: