Ardian Mema beson se ndeshja e së dielës për kampionat do të jetë më ndryshe sesa sfida e sapopërfunduar, ku Tirana barazoi 0-0 në Gjirokastër kundër Luftëtarit. Duke folur për “Supersport, tekniku bardheblu premton një ekip më agresiv.

Ndeshja e parë, duke studiuar njëra-tjetrën…

E kishim përgatitur ndeshjen, është e vërtetë që ekipet po lexonin njëra-tjetrën. Luajtëm mirë. Në pjesën e dytë sulmuam me ekuilibër. Nuk patëm fat të shënojmë gol. Nuk patëm shumë shanse të mira.

Çfarë mund të ndryshojë nga kjo ndeshje e Kupës, në kampionat?

Shpresoj që gjërat të ndryshojnë. Do jemi ekip më agresiv, sepse na duhen pikët. Gjirokastra po të luajë më sipër, mund të ndryshojnë edhe balancat e lojës.

Sulmi në kampionat?

Ngo është me kartona, do shohim kush do luajë në sulm. Do e përgatisim me stafin, do i mendojmë si duhet, dhe do fusim një lojtar që do na shërbejë.

Harxhuat shumë energji sot?

Nuk besoj se harxhuam shumë energji, pati shumë pasime. Nuk u vrapua me topin. Kush do e mbajë topin, e lodh dhe kundërshtarin. Ky ekip ka kontingjent me shumë lojtarë. Në Durrës luajtëm me Muçin, është Halili. Kemi lojtarë në sulm, do e gjykojmë mirë për ndeshjen tjetër.

Në Kupë keni një rrugëtim të mirë, keni eleminuar Flamurtarin dhe Laçin. Pse në kampionat një ritëm më i ulët?

Nuk mendoj kështu. Ekipi ka momente që ka luajtur mirë, ka momente që edhe mund të ketë gabuar. E di që kemi luajtur mirë edhe në kampionat, pavarësisht rezultateve. Tani jemi para një stresi dhe presioni të madh, por mendoj se ekipi ka luajtur. Kemi pasur mundësi shënimi, por ndeshjet mund t’i kenë zgjidhur ndonjë episod. Shpresojmë të mirën në vazhdim, të shpëtojmë sezonin, të arrijmë Europën edhe nga Kupa.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb