Pas pezullimit në ndeshjen e Superligës, Ardian Mema kthehet në pankinën e Tiranës për sfidën e kthimit në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë kundër Laçit. Pikërisht kundër skuadrës kurbinase në ndeshjen e kampionatit të shtunën ndodhi incidenti që më pas solli dënimin e ashpër të Komisionit të Disiplinës në dëm të bardhebluve. Edhe mendimi i parë i Memës shkon për këtë ngjarje.

1. Disiplina Masakron Tiranen, Bardheblute Hidhen Ne Sulm
1. Disiplina Masakron Tiranen, Bardheblute Hidhen Ne Sulm

“Jemi klubi më i penalizuar, të paktën nga gjobat Në futemi në fushë për të luajtur futboll dhe jo për grushte. Shpresojmë që në Laç të luhet futboll dhe mos kemi presion, edhe pse besoj se do të jetë kështu. Ekipi është i qetë dhe do të shkojmë për fitore. Nuk mendoj që thuret diçka kundër nesh, sepse të sulmosh Tiranën është si të sulmosh djepin e futbollit. Kjo është e tepërt të mendohet se po na sulmojmë. Ma kanë thënë shumë të tjerë. E përsëris, jam i bindur që nuk po na sulmojnë, por nëse dikush po e bën, bën gabim fatal”, ka thënë trajneri Tiranës, duke u ndalur më pas te mungesa e tifozëve.

Mema
Mema

“Kemi luajtur shumë ndeshje pa tifoza dhe nuk na ka bërë mirë. Sapo ato janë kthyer, kemi bërë paraqitje të mira. Ndikon shumë mungesa e tyre. Tifozeria është pjesë përbërëse e klubit. Do të bëjmë dhe llogaritë pa tifozë, por do të shohim si do të shkojnë ngjarjet. Mund që klubi të paguajë dhe përgjysmojë dënimin, apo edhe në sajë të apelit. Klubi ka bërë një reagim publik në lidhje me arbitrat, por është hera e parë këtë sezon. Janë vetëm këto dy ndeshje, më parë nuk kemi pasur probleme. Gjyqtarët mund të ndikojnë në karrierën e një trajneri, sigurisht, por nuk dua të flas për ata, duke qenë se do t’i jepja alibi futbollistëve të mi. Dua të stërvis ekipin dhe kaq. Nuk dua të merrem me gjykimin”, ka vijuar më tej Mema.

Majkell Ngoo
Majkell Ngoo

Një tjetër goditje për Tiranën ishte edhe dënimi i Majkëll Ngo. “Ai ka ato të meta që ka. Të gjithë e dimë që në Shqipëri më shpejt mëson fjalë të këqija se sa të mira. Ka reaguar, por nuk duhet ta bënte. Ai është futbollist të shohë fushë, mënyrën se si të luajë. Qoftë Ngo, apo dikush tjetër, megjithatë, nuk mund të flitet në atë gjuhë, siç edhe i foli arbitri në Fushë Krujë. Nuk mendoj se ka reaguar kot, me sa e njoh. Me dijenin time ka biseduar me arbitrin dhe është ngacmuar. Ndoshta, ma kanë transmetuar gabim. Më pas, ndodhi pjesa e konfrontimit. Me presidentin Laska njihem prej vitesh, nuk ka pse të ndodhë”, ishte komenti i Ardian Memës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: