MEMALIAJ

Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur dje qytetin minator të Memaliajt. Skënder Hoxha dyshohet se ka vrarë gruan e tij Antoneta Hoxha, duke e lënë të vdekur në vend.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “Balkanweb” se çifti disa vjet më parë kishte pasur një tjetër konflikt serioz. 63-vjeçari i kishte shkaktuar plagë në trup gruas së tij edhe në atë kohë, por për fat të mirë, tragjedia e mundshme ishte parandaluar.

Nën zë, banorët e zonës së Memaliajt thonë se Skënder Hoxha ka qenë një person i dhunshëm. Varrimi i të ndjerës Antoneta Hoxha është bërë sot në fshatin Veliqot, që është edhe vendlindja e saj.

Të afërmit e viktimës nuk kanë pranuar në varrim të afërmit e bashkëshortit vrasës. Burime janë shprehur se burri ka deklaruar në polici: “Nuk më dëgjonte, u nxeha, prandaj e vrava”.  Vrasja ndodhi në fshatin Vangalat, vend ku jetonte çifti.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb