Ish-trajneri i Laçit, Migen Memelli është i ftuar në emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia në televizionin “News 24” ku u shpreh:

“Ajo që më shqetëson te Kukësi është presioni. Kjo u pah dhe në minutën e 30-të kur Cungu futi Rexhinaldon. Këta duan që ta fitojnë ndeshjen sa më shpejt. Kushtet janë të ndaluara. Një skuadër jo e qartë pjesën e parë. Kukësi i shtoi manovrat sulmuesi në pjesën e dytë. Kukësi ishte në një mesfushë me 2 qendra ndërsa Tirana me 3. Ishte superiore.

Në kamionatin shqiptar po shënohen shumë pak gola. Golashënuesi më i mirë është Latif me 9 gol në këtë fazë të nxehtë. Kemi skuadra pragmatiste. Duan ta fitojnë me 1 gol. Shumë pak prodhojnë lojë, duan të fitojnë me 1 gol. Të shikojmë në javët në vazhdim. Tirana ka pasur një rritje të mirë.

Përgëzoj dhe trajnerin Mema. Ne si dashamirës të Tiranës, nuk duam që kjo skuadër të notojë në këto ujëra. Duam ta shikojmë pretendente reale për titull. Halili ka shlyer borxhet. Dëshira ima është që 2 skuadrat e kryeqytetit t’i shikojmë gjithmonë rivale”, u shpreh Memelli.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb