Për ne është risi, ashtu si dhe përfshirja e një pjese të madhe e shqiptarëve në internet dhe rrjetet sociale, vitet e fundit. Përtej oqeanit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka disa studime nga ata që merren me sjelljen politike dhe komunikimin. Në Shqipëri, e veçanërisht në politiken shqiptare personazhi kryesor është Edi Rama. Po flasim për politikë dhe meme…

I pari që nisi të “prodhojë” meme është Genc Sejko, më pas të rinj, të aftë në teknologji nisën dhe krijuan faqe, pikërisht me meme. Një ndër to, që “dashurohet” dhe nga kryeministri jonë është “Brryli Broadway”. Kjo faqe në Facebook dhe Instagram i ka “hedhur themelet” mbi politikanin Dashamir Shehi, që njihet ndryshe si “Daja”.

Çfarë janë “meme-et”
Origjina etimologjike e termit “Meme” i atribuohet librit “The Selfish Gene” të vitit 1976 të biologut Richard Dawkins, në të cilin ai i përcakton memet si ekuivalentë kulturorë të gjeneve biologjike. “Ashtu si gjenet riprodhohen në “rezervuarin” e gjeneve dhe përhapen nga trupi në trup, edhe memet riprodhohen në “rezervuarin” e gjeneve dhe përhapen nga truri në tru”.

Clinton Meem
Clinton Meem

Memet janë analizuar nga pikëpamje të ndryshme, duke përfshirë Studimet Kulturore, Studimet e Medias, Folklorit, Antropologjisë, Shkencave Politike dhe Shkencave Kompjuterike, por qasja e tyre e veçantë është natyra e tyre ndërdisiplinore dhe intertekstuale: që i bën ato të mos jenë pjesë e një disipline ose qasje të njëanshme.

Sipas Heidi E. Huntington, memet “kuptohen më mirë si grupe të artikujve ose teksteve dixhitale të krijuara dhe të shpërndara veçmas nga shumë individë, por në dijeni të njëri-tjetrit dhe që kanë karakteristika të përbashkëta”.

Në studimin e saj të memeve në “Digital Culture”, Limor Shifman thekson intertekstualitetin dhe konvergjencën e platformave të ndryshme mediatike si karakteristika kryesore të memeve të internetit. Një problem i dukshëm në diskutimet rreth memeve është nëse ato duhet të përcaktohen kryesisht si “kulturore” ose “politike”.

“Meme-t” gjatë fushatës presidenciale në SHBA.
Në shkurt të vitit 2016, Washington Post i karakterizoi primaret presidenciale si “zgjedhjet më të përhapura në historinë amerikane.” Gjatë vitit zgjedhor, anëtarësimi në lidhje me kandidatët e mëdhenj u bë jashtëzakonisht popullor dhe përfshiu grupe të ndryshme njerëzish që nuk ishin përfshirë zakonisht në proceset politike dypartiake.

Trump Meme
Trump Meme

Memet e internetit ishin një mënyrë veçanërisht e përshtatshme për të ilustruar çështjet më të diskutuara gjatë garës presidenciale të 2016-ës. Kjo mënyrë të bëri politikë shërbeu si shembull i një diskursi politiko-kulturor që ilustroi një vit të pazakontë zgjedhor në mënyra që analiza politike konvencionale nuk ishte e aftë të kapte.

Donald Trump, me deklaratat e tij të diskutueshme dhe ofendimet e famshme, duke konkurruar me stilin më tradicional politik të Hillary Clinton ishte burim për krijuesit e memeve. U krijuan meme për shprehjet e fytyrës së Klintonit në debatet dhe rreth shumëllojshmërisë së postimeve të Trump në Twitter dhe që atëherë memet nuk kanë reshtur.

Në Shqipëri dhe Edi Rama
Një mendim nga studiues të politikës në Shqipëri nuk arritëm të merrnim. Megjithatë në daljet e fundit në median tradicionale (TV) është kryeministri ai që nuk nguron t’ju thur lavde “çunave të Brrylit”. Për të shkuar dhe më tej, memet e përgatitura nga ata t’i postojë në profilin e tij në Instagram.

Meme Rama 2 768x508
Meme Rama 2 768×508

Në Rajon jo, në Evropë jo e jo, po dhe në botë rrallë gjen politikanë që kundërshtarin e tyre politik e sfidojnë me meme. I vetmi, por jo në këtë pikë është kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.

Ndonjëherë duket e vështirë të besohet se rrjetet sociale si Facebook, Twitter, Instagram të cilat ishin projektuar fillimisht për të qenë në kontakt me shoqërinë, mund të ndikojnë vërtet në pikëpamjet tona politike. Pastaj përsëri, sipas Qendrës Kërkimore Pew, gati dy të tretat e amerikanëve informohen përmes mediave sociale.

Meme Rama 3 768x320
Meme Rama 3 768×320

Dhe kur të rinjtë hasin lajme, nuk është pa kontekst: Sipas Institutit të Shtypit Amerikan, 86% e të rinjve që ndeshen me lajme në mediat sociale po shohin gjithashtu opinione të ndryshme. Kur të rriturit po i kërkojnë mediat sociale si burim informacioni, ekziston mundësia që ata të përballen me meme qesharake që përfshijnë përditësime politike dhe ata mund ta ndajnë këtë informacion me një tag ose retëeet të thjeshtë.

Por a mund të ndikojnë memet në zgjedhje? Sigurisht që munden. Memet qesharake mund të ofrojnë një informacion për të rinjtë të cilët nuk do t’i kushtonin shumë vëmendje politikës dhe potencialisht t’i shtynin ata në votime, në një numër më të madh se sa kemi parë deri më tani.

Terri Towner, profesor i asociuar i shkencave politike në Universitetin e Oakland thotë se: “Imazhet, përfshirë memet, janë një mënyrë shumë efektive për fushatën, veçanërisht nëse ju jeni duke synuar brezin e ri”.

Megjithatë, në anën tjetër, ato mund të përdoren si një formë e propagandës së rrezikshme. Kombinimi i mediave sociale dhe politikës natyrisht mund të ketë shumë efekte të tjera negative. Përdoruesit janë të lirë të thonë gjithçka që duan, edhe nëse deklaratat e tyre janë gënjeshtra të hapura.

Meme Rama 4 768x487
Meme Rama 4 768×487

Brendan Nyhan, profesor i qeverisjes në Kolegjin Dartmouth, vuri në dukje rolin e mediave sociale në një intervistë me “New York Times”, duke thënë se: “Facebook, Google dhe Twitter funksionojnë si një mekanizëm shpërndarjeje, një platformë për qarkullimin e informacione të rreme dhe duke ndihmuar në gjetjen e audiencave të gatshme për të përthithur atë informacion”.

Dhe ky qarkullim mund të përshpejtohet lehtësisht kur përdoruesit ndajnë informacionin e rremë në formën e memeve.

“Memet janë të këndshme e tërheqëse dhe ne i marrim ato si të mirëqena dhe kurrë nuk shkojmë përtej burimit tonë të lajmit”, thotë Towner.

Dhe kur ju qëndroni tek një burim, shton ai, “Ju merrni vetëm një pamje të ngjarjes. Pikëpamja juaj kurrë nuk sfidohet.

“Nëse ai (krijuesi i memeve) është një përdorues i painformuar i mediave, i cili mund të ketë një arsye për atë që poston (si fitimin e Likes ose krijimin e polemikave), mund të ngatërrojë më tej kuptueshmërinë dhe pikëpamjet e personave që e lexojnë”.

Është edhe e mundur, vë në dukje Towner, se memet mund të shkëpusin lidhjen e njerëzve me politikën.

“Humori mund të krijojë cinizëm dhe mund të rrisë mosbesimin në qeveri. Nëse jeni cinik rreth qeverisë, atëherë ndoshta ju nuk do të merrni pjesë ose nuk do të konsideroni të bëheni një zyrtar publik, dhe kjo është shqetësuese. Çfarë do të thotë kjo për demokracinë?”.

Ndërsa memet politike kanë potencial për të ndryshuar plotësisht mënyrën se si shoqëria i shikon lajmet, rreziqet e mundshme janë po aq të efektshme sa shpërblimet e mundshme. Memet mund të thjeshtojnë ngjarjet komplekse politike në postime të thjeshta, duke e bërë politikën gjithëpërfshirëse për ata që nuk hulumtojnë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Por ato gjithashtu mund t’i kthejnë gjërat e rëndësishme në shaka ose t’i kthejnë informacionet e besueshme në të pakuptimta . Ndaj me kujdes memet!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: