SHKODER

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i pranishëm sot në Shkodër në inaugurimin e Memorialit të viktimave të komunizmit ka shprehur mirënjohjen për të pranishmit. Basha, u ndal edhe te roli i Partisë Demokratike  për fatin e të përndjekurve. Kryedemokrati tha se gjithçka që është arritur është meritë e PD dhe çdo gjë tjetër që nuk është arritur është përgjegjësi e partisë që drejton.


“Ndaj mendimi i pari që dua të ndaj me ju është se jam shumë i emocionuar që jam sot në këtë moment. Ju falënderoj nga zemra që më bëtë pjesë të këtij aktiviteti.


Ndonëse kryetarja e bashkisë shprehu mirënjohjen e tyre dua të falënderoj miqtë që kanë ardhur nga larg, kontribuuesve për arritjen e kësaj vepre kaq prekëse. Dua të falënderoj ata që kanë kontribuar nga larg, arqipeshkovinë metropoliatanëve, natyrisht Shoqatën e të Përndjekurve Politik dhe natyrisht kryetaren e bashkisë, Voltana Ademi. Mirënjohje, për të gjitha ata që kanë kontribuar, për hoxhallarët prifterinjt murgjit me lutjet që bënë pas inaugurimit të monumentit.


Zonja dhe zotërinj unë jam kryetar i Bashkisë Demokratike. Jam i vetëdijshëm që gjithçka që është arritur me borxhin e pashlyeshëm të përndjekurve politikë është meritë e partisë Demokratike dhe asgjë që nuk është arritur është përgjegjësi e PD. Zotimi është i imi dhe i PD për ta çuar deri në fund. “-tha Basha.

(Balkan Web)