Peskara ka befasuar në ndeshjen kundër Xhenoas pasi ka mposhtur thellë ekipin mik me rezultatin 5-0. Ekipi ku aktivizohet mesfushori i kombëtares tonë Ledian Memushaj është treguar i pamëshirshëm duke i dhënë një leksion futbolli ekipit kundërshtar. Shumë pozitiv ky takim edhe për kapitenin Memushaj i cili dhuroi dy asiste në golat e shënuar.

Ahmad Benali – Goal HD – Pescara vs Genoa 3-0 by Highlights-Serie-A
Pavarësisht fitores, qëndrimi në Seria A për delfinët është shumë i vështirë pasi vendi i fundit që të mban në lojë është i shkëputur me 10 pikë, shumë larg duke llogarituar diferencat e vendeve të fundit.
2017-01-15_17-09-10_thumb (1)
Napoli ka arritur të mposhtë me lehtësi në transfertë ekipin e Kievos me rezultatin 1-3. Të besuarit e Sarrit nuk e vunë asnjëherë në dyshim tre pikëshin pasi që në pjesën e parë kaluan në avantazh të dyfishtë me golat e Insinje dhe Hamshik.

Në fraksionin e dytë Zielisnski do të dërgonte shifrat në 0-3, për të ngushtuar diferencat do të mendonte Megjiorini. Në këtë takim protagonist ishte edhe shqiptari Elseid Hysaj, i cili dha asistin në golin e parë të realizuar nga Insinje.

Napoli me këtë fitore ngjitet në kuotën e 54-ër pikëve dhe merr përkohësisht vendin e dytë në Seria A duke parakaluar Romën e cila në orën 18:00 do të zhvilloj takimin e saj kundër Torinos.


(e.k/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb