SHBA- Stafi i fushatës së kandidates demokrate Hillary Clinton iu ka drejtuar një lutje votuesve të saj.
“Jemi ende duke numëruar votat dhe çdo votë ka rëndësi”, ka thënë John Podesta, menaxheri i fushatës së Hillary Clinton.

Podesta ka ftuar mbështetësit e kandidates demokrate, të cilët ishin ende në zonën kryesore të ‘shkoni në shtëpi, nuk kemi asgjë për të thënë sonte’.

Së fundmi, Trump ka fituar edhe Pennsylvanian, duke marrë 20 vota elektorale dhe duke siguruar kështu votat e nevojshme për t’u nominuar president i SHBA-ve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb