Menaxheri i Marco Verratti ka ndezur merkaton e transferimeve. I intervistuar nga Premium Calcio, ai është shprehur se mesfushori mund të largohet nga Parisi për t’ju bashkuar disa skuadrave në Itali.

Është përfolur në të shkuarën se Verrati është identifikuar si objektivi kryesor i “zikaltërve” të Interit verën e ardhshme, teksa Juventus e ka ndjekur që prek kohës kur luante te Pescara. Verratti e ka bërë të qartë se është i lumtur në “Parc des Princes”, por menaxheri i tij thekson se mungesa e suksesit në Evropë mund ta detyrojë të largohet në kërkim të aventurave të reja. Ai nuk është i kënaqur me peshën e PSG-së ne Europë dhe kërkon një ekip tjetër që është më me prestigj se ai i kryeqytetit francez.

“Marco do të fitojë, karriera e tij nuk do të mbahet mend vetëm me trofetë e fituar në kampionatin francez,” shprehet Donati Di Campli për Premium Calcio. “Do të donim të fitonim te PSG, por nëse nuk do t’ia arrijë do të shohim. Inter është një klub i madh me pronarë të mëdhenj, e njëjta gjë shkon edhe për Juventus dhe klube të tjerë. Por PSG është një dyqan i shtrenjtë. Por patjetër që ai do të përshtatej shumë mirë si te Inter ashtu edhe te Juventus.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb