“Sekreti ynë? Ne nuk bëjmë biznes me kompani që drejtohen nga gratë”. Kështu ka deklaruar Luo Mingxiong, një menaxher i ri kinez gjatë një seminari në Pekin, ku ka ‘zbuluar’ formulën e suksesit të tij. “Asnjë paragjykim”, shpjegoi ai. “Mendoni, çfarë mund të bëjnë gratë më mirë se burrat, përveç se të sjellin në jetë fëmijë? Përgjigjja: Asgjë”, tha ai.

Fjalët e tij të publikuara nga “South China Morning Post”, nuk kaluan pa u vënë re dhe kanë ndezur polemikat në të gjithë vendin, ku shumë gra kanë role kyç në kompani e firma të mëdha. Teoria e Luo nuk i lë vend interpretimeve.

“Duhet të evitohen, vijon ai, – edhe ato firma ku administratori i deleguar është burrë, por në këshillin e administrimit ka shumë gra: kjo do të thotë se sipërmarrësi nuk ka arritur të gjejë burra ambiciozë dhe të shkëlqyer”.

“Të jesh një sipërmarrës nuk bën për gratë”, thekson sërish menaxheri i ri, themelues i Jingbei Investment.
“Vizioni i tyre, strategjia dhe mentaliteti është krejtësisht i ndryshëm nga ai i një burri. Të jesh një administrator i deleguari i një gruaje, nuk është e lehtë dhe ndaj ne nuk kemi investuar në ato firma”. “Dhe ky-deklaroi menaxheri kinez- nuk është vetëm këndvështrimi im: shumë investitorë në Kinë mendojnë kështu”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb