ITALI- “Është një mrekulli, nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Nuk e di se si ai mbijetoi. Jam pa fjalë”. Kështu shprehet 28-vjeçarja Giulia Organo, e cila është e mrekulluar nga fakti se si i fejuari i saj arriti t’i shpëtonte tragjedisë që ndodhi dje në Genova.

Në muajin e 8 të shtatzënisë, Giulia tregon orët e ankthit që përjetoi dje, në pritje të lajmin nëse ishte ende gjallë dashuria e saj e jetës, 28-vjeçari Gianluca Ardini, shkruan ‘Republica’.

Ajo tregon se si partneri i saj arriti të mbijetonte edhe pse ra nga një lartësi afro 40 metrash, bashkë me makinën e tij. “Ai arriti të mbijetonte me të gjitha forcat, ndoshta duke menduar për foshnjën që do të lindë”, tha ajo, ndërsa akoma nuk mund të besoj që ai është gjallë.

Video e mëposhtme tregon edhe momentin kur nxirret nga makina i riu, e cila kishte mbetur e bllokuar për disa orë nën rrenojat e asaj çka ngeli nga ura. Ai udhëtonte bashkë me një kolegun e tij, i cili nuk mundi t’ia dilte mbanë.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: